Mbështetja që artistët po i japin njëri -tjetrit ka ngjallur këto kohë shumë vëmendje në media duke qenë se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë shpeshherë paqësore.
Por duket se tani midis Ledrit e Noizyt çdo gjë është sheshuar, madje tani ata edhe promovojnë projektet duke i shpërndarë në profilet e tyre, fakt ky që na bëri të mendojmë se mes tyre mund të ketë një bashkëpunim. Pas kontaktit që intv.al pati me menaxherin e Ledrit, mësuam se artistët nuk kanë në plan të bëjnë një projekt së bashku, por kjo nuk do të thotë që ato nuk e mbështesin punën e tjetrit. Ne gjithsesi mbetemi të kënaqur pasi përkrahja në këtë moment nuk është aq e madhe në Showbizin shqiptar dhe të tilla hapa nuk kanë ç”të lënë tjetër veçse përshtypje pozitive dhe shpresë se të gjithë do të ndjekin rrugën e tyre.