Grupi OTR së fundmi është bërë tepër i lakmuar nga vajzat të cilat synojnë të jenë pjesë e tij.
Për këtë nevojitet miratimi i grupit, më saktë nga lideri i tij, Noizy. Kujtojmë që Enca ishte anëtarja e parë femër e OTR për të vazhduar më pas edhe me Çiljetën. Por pas daljes së Encës nga grupi, Noizy solli prurje të reja. Vajza e këngëtarit Sabian, u bë anëtarja më e re me të cilën thuhej se reperi kishte zëvëndësuar Encën. Por grupi zgjerohet edhe më shumë me futjen e fundit, modelen Oriola Marashi. Ndërkohë që Keisi do të ecën në gjurmët e babait, Oriola duket se muzikën e ka një eksperiencë të re. Megjithatë, nën menaxhimin e OTR, do të arrijë aty ku do. Pas gjithë kësaj, kureshtja është e madhe nëse mes anëtareve të reja të OTR do të ketë rivalitet. Të dyja të bukura, seksi dhe me një qëllim të përbashkët. Ju si mendoni?