INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të ketë shkarkime në administratën e Shkodrës? Ja si përgjigjet Bushati

A do të ketë shkarkime në administratën e Shkodrës? Ja si përgjigjet Bushati

Publikuar më: 14:36 10-07-2019

Partia Socialiste nuk do të hakmerret me administratën e djathtë në Bashkinë e Shkodrës. Qetësimi është bërë nga Ditmir Bushati, në cilësinë e të deleguarit të PS-së për qarkun e Shkodrës. “Nuk do të ketë asnjë hakmarrje në Shkodër dhe nuk ka nevojë të fillojmë procesin e vetëviktimizimit në Shkodër”, tha Bushati, I cili premtoi mw shumw pwrkushim nga kryetari i ri pwr qytetin. “Shkodra ka nevojë për punë, për një kryetar të përkushtuar 24 orë, ka nevojë për një këshill bashkiak që miraton politikat më të mira për bashkinë. Ka një handikap që opozita nuk do të jetë as në këshill bashkiak. E dimë shumë mirë që bashkia mbyllej dhe një pjesë e pjesë e ndërmarrjeve në varsëi të saj vinin në Tiranë për protestën dhe gjatë ditëve të punës. Do të vendosim një standard të ri dhe në këtë drejtim. Nuk kemi asnjë plan dhe aq më tepër ambicie për të ndërtuar një bashki të karakterit politik që mund ti shërbente vetëm një grupi njerëzish”, tha ai.

Për herë të parë në 29 vjet demokraci Shkodra do të drejtohet nga një socialist. Në votimet e 30 qershorit, që u bojkotuan nga PD dhe LSI, Pjetrin Valdrini i PS-së pa asnjë kandidat përballë mori 10.2 % vota të shkodranëve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035548210144043