Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme u takuan dy liderat e koalicionit PS-LSI të cilët diskutuan për gjetjen e një zgjidhje për krizën politike që ka kapluar vendin.
Burime nga mazhoranca se që sot pasdite pritet të ketë takime në nivel negociatorësh për ta zgjidhur ngërçin politik dhe për t’i afruar liderët në një tryezë dialogu, përpara se të ndërhyjnë ndërkombëtarët.
Për momentin nuk dihet ende kush janë negociatorët që PD, PS dhe LSI kanë zgjedhur për të biseduar.
Nga deklaratat që kemi dëgjuar dy ditët e fundit të gjithë liderët flasin për dialog në teori, por kur vjen puna tek praktika, gjërat vështirësohen.