INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të liberalizohen vizat për Kosovën? Fajon përgjigjet

A do të liberalizohen vizat për Kosovën? Fajon përgjigjet

Publikuar më: 15:06 22-06-2018
Shteti i Kosovës vazhdon të jetë i privuar nga lëvizja e lirë në vendet e Evropës. Nëse Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, pritet ta tregojë Komisioni Evropian më 28 qershor. Në bazë të raportit, institucionet e BE-së do të marrin vendim për heqjen ose jo të vizave. Këtë datë e konfirmoi ditë më herët, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, por evropianët deri më tani s'kanë përcaktuar datë. Por, Veton Surroi i ka këshilluar politikanët e vendit që të mos vazhdojnë me premtimin se do të ketë liberalizim vizash, pasi kjo siç ka thënë ai, sivjet nuk do të ndodhë. Ai thotë se viza për kosovarët mund të ketë vitin e ardhshëm. 
Ndonëse nuk ka dashur t’i komentojë qëndrimet e Surroit për këtë çështje, raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, për një të përditshme kosovare, ka theksuar se BE-ja duhet ta ketë të qartë se janë plotësuar të gjitha kushtet që i hapin rrugë heqjes së vizave. Ajo ka bërë të ditur se është në kontakt të rregullt me Komisionin dhe institucionet e tjera përgjegjëse dhe se është e gatshme që të vazhdojë punën në Parlamentin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Demarkacioni ishte kushti i vetëm që do t’i hapte rrugë liberalizimit, i cili mori zgjidhje pas tre vjetësh.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158