INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të marrin leje për festat e fundvitit të burgosurit?

A do të marrin leje për festat e fundvitit të burgosurit?

Publikuar më: 16:01 25-12-2017

Asnjë i burgosur nuk do të marrë leje shpërblyese për festat e fundvitit. Është Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ajo që urdhëron pezullimin e lejeve shpërblyese për të burgosurit për festat e fundvitit.
Vendimi është firmosur nga drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Arben Çuko. Në argumentim e tij Çuko thotë se ky vendim është marrë për të rritur parametrat e sigurisë publike, ndërsa rasti më i fundit ku një i burgosur me leje u përfshi në një krim ishte ai i Artan Koçekut që gjatë lejes shpërblyese vrau Angjelin Shkambin në Shkodër.

Article Logic
Execution time: 0.0035600662231445