IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
A do të martohet Rozana Radi? Përgjigja e saj do t’ju emocionojë!

A do të martohet Rozana Radi? Përgjigja e saj do t’ju emocionojë!

Publikuar më: 10:35 09-07-2017

Nëse të gjitha femrat ëndërrojnë të shkojnë drejt altarit me fustanin e bardhë të nuserisë, nuk ndodh e njëjta gjë me Rozana Radin dhe arsyeja do t’ju prekë zemrat. Këngëtarja e njohur prej 5-vitesh është në një lidhje me Shpëtim Karabushin, por pavarësisht kësaj, Rozana është shprehur për Prive se nuk ka ndërmend të bëjë dasëm.

Arsyeja në fakt është vërtet e dhimbshme. Prindërit e Rozanës, nuk jetojnë më dhe për këtë arsye ajo nuk dëshiron të bëjë dasëm, pasi ata nuk do të jenë me të në ditën e saj më të rëndësishme.

"Pse te martohem? Unë nënën dhe babanë nuk i kam që të më vijnë në dasëm, dy gëzimet e mia më të mëdha. Vërtet kam një motër, por kur jam e lumtur kështu siç jam, ç'më duhet dasma, nëse nuk kam dy njerëzit më të rëndësishëm të zemrës?",-është shprehur Rozana. Ndoshta më vonë Rozana do të ndryshojë mendim. 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553