INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të ndërmjetësojë Meta një takim Rama-Basha? Ja si përgjigjet Presidenti

A do të ndërmjetësojë Meta një takim Rama-Basha? Ja si përgjigjet Presidenti

Publikuar më: 13:43 02-03-2019

Një ditë pasi kreu i qeverisë, Edi Rama i bëri ftesë Lulzim Bashë për t'u ulur e dialoguar, ka folur Presidenti Ilir Meta. Ai është pyetur nga gazetarët nëse do të marrë iniciativën për të ulur në një tryezë të përbashkët palët politike. Meta nuk dha një përgjigje të drejpërdrejtë e vuri theksin tek bashkëpunimi. 

“Besoj mesazhi i 2 marsit është më se aktual: Duhet të punojmë për bashkim dhe bashkëpunim, jo vetëm çdo 2 Mars e 28 Nëntor, por çdo ditë, në mënyrë që ta fitojmë mundësinë për çeljen e negociatave në qershor, bashkë edhe me Maqedoninë e Veriut”, u shpreh kreu i shtetit.
Ndërkohë, duket të kujtojmë që për disa javë ka pasur përplasja të forta mes Metës dhe Ramës, të cilat janë reflektuar dhe në kthimin e disa ligjeve të maxhorancës.

Article Logic
Execution time: 0.0040318965911865