Tirana dhe Ze Maria kanë disa ditë në fakt që janë ulur për të diskutuar mbi të ardhmen e ekipit.
Kanë mbetur ende disa detaje të fundit për t’u diskutuar dhe më pas klubi pritet që të dalë zyrtarisht për të konfirmuar brazilianin megjithëse kohët e funit thuheshin fjalë se Ze Maria ishte tej mase I pakënaqur me klubin por, mesa duket ata po shkojnë drejt akordit fnal.
Në fakt e vërteta është se trajneri është nën kontratë, megjithatë negociatat mes tij dhe presidentit janë përqendruar te hartimi i një projekti ambicioz, poashtu edhe te zgjatja e bashkëpunimit .Në takimet e fundit është folur për rishikim të kontratës së firmosur në qershorin e 2017- ës, si edhe për të firmosur sërish një kontratë dyvjeçare.