INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“A do të ribashkohesh me Olsin”? Fjorentina i kthen përgjigje të fortë komentuesit [FOTO]

“A do të ribashkohesh me Olsin”? Fjorentina i kthen përgjigje të fortë komentuesit [FOTO]

Publikuar më: 14:51 15-08-2017

Një nga lajmet më në zë të ditëve të fundit në showbizin shqiptar është ndarja e dy ish banorëve të Big Brother, Fjorentina dhe Olsi.

Pasi bënë lajmërimin publik që do i jepnin fund marrëdhënies së tyre, fansat e ndryshëm në rrjete sociale i ka munduar pyetja nëse është diçka e përkohshme apo përfundimtare. Bjondjes bukuroshe duket se i ka ardhur në majë të hundës me këtë gjë dhe ka vendosur që t’i kthejë përgjigje një komentuesi që e pyeste nëse do të ribashkohj me Olsin. Fjorentina kishte postuar një foto të vetën nga plazhi ku dukej shumë tërheqëse, por vëmendjen sërish e ka zënë ish marrëdhënia e saj. Kështu ajo është përgjigjur aty në vend duke thënë “do përgj në sy të të gjithve, ja ku e ke, jo s’do pajtohem me olsin dhe ju lutem mos më pyesni më, flm”. Fjorentina është qartësisht e bezdisur nga kjo histori dhe duket se ka dashur t’u mbyllë gojën edhe gjithë të tjerëve.

fjo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023269653320312