Spice Girls ishte një ndër grupet më të preferuar të disa viteve më parë.
Por jehona e tyre vazhdon ende edhe sot pas kaq shumë vitesh. Vajzat e grupit kanë vendosur ta festojnë 20 vjetorin me një ribashkim të tyre në një tur koncertor. Ndërkohë që disa nga vajzat e tjera e kanë dhënë konfirmimin e tyre, Victoria Beckham ishte ajo që pranoi të ribashkohej. Por lajmet e fundit tregojnë të kundërtën. Zonja beckham do të ribashkohet me grupin dhe këtë gjë do e bëjë për hir të fëmijëve. “Ajo do të ribashkohet për hir të fëmijëve e nëse fëmijët e saj dëshirojnë që ta shohin performancën atëherë ajo do ta bëjë. Përndryshe asaj nuk i intereson që të rikthehet”, ka thënë një burim një burim pranë këngëtares.