INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të rikandidojë Vangjush Dako për kryetar bashkie?! Ja vendimi i tij!

A do të rikandidojë Vangjush Dako për kryetar bashkie?! Ja vendimi i tij!

Publikuar më: 21:17 06-04-2019

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka marrë vendimin që të mos rikandidojë më në zgjedhjet lokale në garën par qytetin bregdetar.

Gazeta 'Bulevard' bën të ditur lajmin për tërheqjen e Dakos nga rikandidimi, ndërsa shkruan më tej se vendimi ka qenë tërësisht i kryebashkiakut, pasi sipas tij Durrësi ka nevojë për energji të re.

'Objektivi ynë është që Partia Socialiste të dalë fitues në të treja Bashkitë e qarkut të Durrësit ku unë dhe gjithë strukturat e PS do të angazhohen për të drejtuar fushatën elektorale, pra në Durrës, Krujë dhe Shijak', ka thënë Dako gjatë takimit.

Ndërkohë krye i qytetit bregdetar ka mohuar se mosrikandidimi i tij vjen si pasojë e akuzave të opozitës për përfshirje në shit-blerje votash apo përmendja në dosjen e famshme 339.

'Ato akuza më motivojnë më shumë që ti fitojmë të treja bashkitë e qarkut të Durrësit, pasi PS gëzon mbështjetje të gjerë nga populli. Kërkoj nga ju dhe gjithë anëtarësia e Partisë Socialiste mobilizim maksimal për të fituar bindshëm dhe çuar më tej shërbimin ndaj qytetarëve dhe investimet për qytetin', ka përmbyllur Vangjush Dako, shkruan gazeta 'Bulevard'.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0029850006103516