Justin Bieber është një ndër artistët me më shumë ndikim në rrjetet sociale, dhe ata që po e vuajnë më shumë mungesën e tij në Instagram, janë fansat. Mirëpo nëse deri tani keni kryqëzuar gishtat për të parë një rikthim të Justin në këtë rrjet social, keni pritur kot. Të paktën këtë përgjigje ka dhënë këngëtari kanadez. Në koncertin e tij të 29 nëntorit në Londër, ai u shpreh se nuk do të rikthehet në Instagram, si dhe çudit duke thënë se ky aplikacion është për “djallin”.
“Kush mendon se unë duhet të kthehem përsëri në Instagram? Nuk dua. Instagram është për djallin. Unë mendoj se Instagram është për djallin. Jam 90% i sigurtë. Ne na nxijnë jetën, më duket sikur na kyçin në serverin e Instagramit. Ngel tek instamesazhet për orë të tëra. Po përpiqem që të gjej nje rrugëdalje nga atje dhe s’po ia dal dot. Nuk e di as vetë se si ta shpjegoj”.
As ne nuk e dimë! E vetmja gjë që dimë është se fansat duhet të anulojnë fushatën #JustinReactivatedParty