Padiskutim “Shiko kush luan” është një nga emisionet më të pëlqyer dhe argëtuese të ekranit, që pa dyshim identifikohet me moderatoren e njohur, Luana Vjollca.
Pas tre sezonesh të suksesshme, “Shiko kush luan” do të rikthehet edhe këtë vit në ekranin e “Top Channel”.
Lajmin e ka dhënë vetë Luana e cila ka ndarë një video me pamje nga emisionet e kaluara dhe shkruan: “Kë e ka marrë malli për “Shiko kush luan”?
Në postimin tjetër ajo shkruan: “Shihemi së shpejti. Natën e mirë”, duke pohuar kështu se sezoni tjetër e gjen sërish në ekran me emisionin e saj.
Me siguri Luana po punon fort për të sjellë një tjetër sezon të suksesshëm dhe të shumtë janë ata që mezi po e presin.