Pak çaste pasi është zgjedhur President i Republikës, Ilir Meta i është përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve jashtë ambienteve të Parlamentit.
I pyetur nëse LSI-ja do të rrudhet pas largimit të tij, Meta ka thënë se nëse diçka e tillë do të ndodhte, do ishte e merituar, pasi fuqia e saj politike nuk është e bazuar vetëm te një person.
Meta me gazetarët:
Dua të falenderoj Presidentin Nishani për mesazhin e urimit që më bëri menjëherë, duke treguar edhe një herë përgjegjshmërinë dhe qytetarinë e tij, pasi kemi nevojë për të forcuar dialogun, përveçse institucione më solide.
Me largimin tuaj nga LSI-ja do të rrudhet pas largimit tuaj?
Nëse LSI-ja do të rrudhej ajo mendoj se do ta meritonte këtë gjë nëse fuqia e saj politike është e bazuar vetëm te një person. Absolutisht unë mendoj se LSI-ja do të rritet pasi ka shumë persona të tjerë të besueshëm por fuqia e saj më e madhe është LRI-ja.
Unë do të respektoj Kushtetutën e vendit në mënyrën në strikte dhe me të drejtë. Në 3 korrik do të dorëzoj dokumentin e LSI te sekretari i përgjithdhëm dhe do t’u them që të ma ruajnë mirë atë dokument.
Në bazë të statutit do jetë Petrit Vasili drejtuesi i LSI deri në fund të mandatit në Nëntor.
Mesazhi i urimit i zotit Rama?
Urimi i Ramës ishte shumë normal, shumë miqësor, prej kohësh ai ka qenë promovuesi i kësaj.
Nuk jam i lumtur për shkak të rethanave që u zgjodha, por jam shumë i lumtur që u bëra president dhe do bëj makismumin. Ti japim prioritet demokracisë, përpjekja ime është për të ndihmuar demokracinë në vend..
A ju ka uruar Sali Berisha?
Tani ju e dini që ai është dobësia ime, por unë shpresoj shumë te eksperienca e tij që të kontrubuojë në zgjidhjen e kësaj krize, pasi të majtë, të djathtë, pa parti, duan një Shqipëri të qetë.