Kriza politike nw vend vazhdon tw mbajw liderwt e partive politike tw angazhuar me takime.
Kështu u mendua dhe ky i sotmi. Në media qarkulluan foto nga makinat e kreut të Kuvendit, njëherësh kryetari i LSI-së Ilir Metës dhe kryedemokratit, Lulzim Basha, të cilat ishin parkuar ngjitur me njëra-tjetrën, në një restorant pranë Parlamentit.
Fill pas kësaj u aludua për një takim të mundshëm mes dy zyrtarëve sëbashku. Por siç duket gjithçka paska qenë rastësi. Ka qenë vet zoti Basha ai që ka mohuar të ketë zhvilluar një takim me Ilir Metën.
BalkanWeb’ pasi ka komunikuar me Bashën, ky i fundit pohoi se lajmi është i gënjeshtërt. “Është gënjeshtër. Nuk ka pasur asnjë takim të tillë mes nesh sot”, u shpreh Basha.
Dje, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me aleatin e tij, Ilir Meta, për të diskutuar në lidhje me koalicionin PS-LSI. Ky i fundit pak ditë më parë propozoi krijimin e qeverisë së ‘besimit’, ndërsa theksoi se ‘nuk ka zgjedhje pa opozitën’, ku kjo e fundit ka ‘kërcënuar’ se nuk do të futet në zgjedhje nëse nuk krijohet më parë qeveria teknike.