Pikët në festivalin “Kënga Magjike” janë tema më e diskutuar sidomos mes artistevë pjesmarrës në edicionin e këtij viti. Nuk janë të pakta rastet kur këngëtarët jane konfliktuar, edhe fizikisht, për pikët ndaj njëri-tjetrit. Laura Nezha konkuron këtë vit me “Je dashuri” kompozim i Stinës, po ashtu garues në festival.
E ftuar në programin “Një kat më lart” me Ermal Peçi ajo tha se ka votuar gjithmonë me përgjegjësi. Por a do ti japi ajo pikët maksimale kompozitorit të saj Stine? “Gjykimin do e lë momentin final, por unë sigurisht do e vlerësoj për këngën e bukur që ai ka. Nuk jemi klane, nuk është rasti im”.
Ndiqni biseden e plotë në “Një kat më lart"