INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të zëvendësohet Arta Marku? KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm

A do të zëvendësohet Arta Marku? KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm

Publikuar më: 12:48 19-03-2019

Pas disa kërkesave të bëra nga opozita, tashmë jashtë Parlamentit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Gara u hap me vendim unanim të Këshillit të Lartë të Prokuorisë.

Pritet të shikohet nëse Arta Marku, kryeprokurorja aktuale me mandat të përkohëshëm do të jetë pjesë e garës. Ajo u vendos në këtë post më 18 dhjetor të 2017 nga maxhoranca. Opozita ka kundërshtuar vijëmsisht qëndrimin e Markut në postin e kryeprokurores së Përgjithshme, duke e akuzuar për lidhje të afërta me qeverinë.
Tashmë me ngritjen dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të jetë ky institucion që do të zgjedh pasuesin e Markut.
Gjithashtu, KLP miratoi me votë unanime Rregulloren mbi Kriteret dhe Procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë SPAK. Pas themelimit të SPAK, do te zgjidhet kreu i saj nga prokurorët më të kualifikuar. Rregullorja garanton 6 javë për shqyrtimin e dosjeve të kandidatëve. Brenda 2 javëve nga mbarimi i afatit të shqyrtimit të dosjeve do zhvillohet intervista me kandidatët e kualifikuar. Misionet e asistencës ndërkombëtare do të monitorojnë procesin e intervistës së kandidatëve për SPAK.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164