INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do thotë PO Gjermania për hapjen e negociatave për Shqipërinë? Ja temat e mbledhjes së Bundestagut

A do thotë PO Gjermania për hapjen e negociatave për Shqipërinë? Ja temat e mbledhjes së Bundestagut

Publikuar më: 10:13 26-09-2019

Të gjithë po presin me ankth përgjigjen e Gjermanisë për hapjen apo jo të negociatave për Shqipërinë. Mësohet se në rendin e ditës të seancës plenare të Bundestagut gjerman janë parashikuar diskutimet dhe votimet për dy propozimet për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vendimi që do të merret sot në Parlamentin e Gjermanisë do duhet të zbatohet nga Qeveria dhe kancelarja Angela Merkel në samitin e BE-së, në mes të muajit tetor.
Në propozimin për Shqipërinë janë vendosur edhe 9 detyra që duhet të plotësojë vendi ynë përpara se të nisë zyrtarisht procesi i hapjes së negociatave dhe diskutimi i kapitujve të parë.

A do t’ja dalim dot? Kjo do shihet në ditët në vijim.

Në faqen zyrtare të Bundestagut shkruhet:
1. Për “Marrëveshjen mes Bundestagut me Qeverinë Federale për aplikimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe rekomandimin e Komisionit Evropian dhe Hoher Përfaqësues i 29 majit 2019 për hapjen e negociatave të pranimit “(19/13508)
dhe
2. ” Marrëveshja mes Bundestagut dhe Qeverisë Federale për kërkesën për anëtarësim të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe rekomandimin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë të 29 maj 2019 për hapjen e negociatave të pranimit “(19/13509).

Article Logic
Execution time: 0.0040490627288818