INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

A duhen legalizuar familjet LGBT? [VIDEO]

Publikuar më: 14:27 12-05-2016

Në prag të ditës së familjes dhe kundër homofobisë kanë rinisur debatet në lidhje me lejimin apo jo të martesave të personave me të njëtin seks. Madje aktivistët që mbrojnë të drejta e LGBT, kanë publikuar dhe disa sporte ku lançojnë çifte me të njëjtën gjini dhe me fëmijë. Pra një familje me fëmijë e me prindër me të njëjtën gjini. Anabel ka publikuar dhe videon.
E ky debat lidhet dhe me ndyshimet kushtetuese që parashikon dhe drafti i ri i reformës në drejtësi. E pikërisht ndryshimi i pikës 2 të nenit 18 të kushtetutës ku parashihet mosdiskriminimi padrejtësisht i pjestarëve të komunitetit LGBT. Po në fakt nëse këto ndryshime do të përfshihen priten dhe të tjera në Kodin e Familjes në të cilin aktualisht shkruhet qartë se “Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje”.
Në debat janë përfshirë dhe figura publike dhe politike. Deputetja Mesila Doda thekson se neni numër 7 i Kodit të Familjes, parashikon se “Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje”, nuk ka asnjë lidhje e asnjë arsye të futet si mish i huaj bashkë me paketën Kushtetuese për Drejtësinë. Ajo shton se duhet të përmirësohet sistemin i drejtësisë, por jo të goditet struktura shoqërore, JO.
Spoti i përgatitur për ditën e familjes është komentuar nga një prej aktivisteve për të drejat e LGBT, Xheni Karaj. Ajo thotë se në Shqipëri çiftet gej dhe lezbike janë realitet. Këto çifte ndërtojnë çdo ditë me përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme jetët e tyre dhe është e padrejtë që në këtë vend disa familje të kenë të drejta të plota, e disa të tjera të mos gëzojnë asnjë të drejtë.
Ndërsa një tjetër aktivist, Kristi Pinderi thotë: “Ka ardhur koha që Parlamenti i Shqipërisë dhe politika shqiptare të marrin përgjegjësitë dhe të ngrihen mbi paragjykimet, në mënyrë që sa më parë të amendohet Kodi i Familjes për të mundësuar edhe për komunitetin LGBT të gjitha të drejtat që gëzojnë qytetarët e këtij vendi. Nuk mund të ketë disa qytetarë të dorës së parë e disa të tjerë të dorës së dytë”.
Po a do finalizohet dëshira për familje e komunietit LGBT, në vendin tonë kjo do të shihet
Gjithësesi ky është një debat që ka kohë që zjen, por duket se do të vazhdojë, pasi shumë janë kundra duke nisur nga komunitete fetare që në fakt nuk janë të pakët në vendin tonë, intelektualë e deri tek njerëzit e thjeshtë…

Article Logic
Execution time: 0.0052940845489502