Shumë pronarë të qenve zgjedhin që ta lejojnë mikun e tyre me 4 putra që flejë në një shtrat me të, por sa e këshillueshme është kjo nga specialistët?
Sipas nje studimi nga Mayo Clinic rezultoi se mbajtja e qenit në shtrat apo dhe në dhomë nuk ndikon në përmirësimin e gjumit përkundrazi ndikon negativisht.
Rezultatet treguan se njerëzit që zgjidhnin të flinin me qenin e tyre rrezikonin të prishnin rehatinë. Më konkretisht efikasiteti i gjumit tek këta persona ulej me 81%.
Gjithashtu rezultatet e hulumtimit kundërshtuan mendimet e shume personave që prania e qenit të tyre në dhomë i bënte ata më të lumtur.
Sipas të dhënave gjumi bëhet i njëjtë me apo pa praninë e qenit.
Dr. Krahn shpjegoi se marrëdhënia mes pronarëve dhe kafshëve të tyre në këtë rast qenit, ka ndryshuar me kalimin e kohës.
Meqenëse shumica e pronarëve qëndrojnë me orë të tëra në punë, larg miqve të tyre, këtë mungesë ata mundohen ta kompensojnë duke i mbajtur kafshët në dhomën e gjumit.