INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A duhet të krijoni lidhje gjatë pushimeve?

A duhet të krijoni lidhje gjatë pushimeve?

Publikuar më: 17:13 10-07-2018

Njohjet e krijuara në plazh janë të shumta dhe sa i rezistojnë kohës, kjo është një çështje personale e të dy partnerëve.

Shpesh nuk u është besuar këtyre lidhjeve duke i cilësuar si të përkohshme, të nxitura nga rrethanat dhe sjelljeve intuitive.

Dikush që ka pasur një eksperiencë të tillë, mund të pyeste veten: A do ishim njohur edhe në kushte të tjera? Apo ishin pushimet ato që na lidhën?

Gjithsesi mund të themi se dashuritë e lindura nuk janë të programuara. Ato shfaqen kudo ndodhemi, pak rëndësi ka se në plazh, punë apo kudo tjetër. Në thelb, ajo që mbart vlera është se sa do të mbijetojë kjo marrëdhënie pas kohës së pushimeve.

Ndodheni në një stad tjetër të lidhjes, kur partnerët hedhin pas krahëve kohën e pafund të kaluar së bashku, netët e vona, argëtimet. Dhe gjendeni papritur në një ritëm tjetër jete. Takime më të pakta për shkak të punës, studimeve e impenjimeve të tjera.

Ndoshta nuk jeni gjithnjë në formën tuaj më të mirë fizike dhe shpirtërore. Nuk keni kohën e duhur për t’u marrë me veten e të dukeni tërheqës ashtu siç bënit në ditët e pushimeve.

Krahas kësaj, jeta e përditshme shoqërohet me probleme e pengesa që ju bëjnë të jeni më të lodhur e të stresuar. Të gjitha këto nuk ekzistonin në fillimet e njohjes suaj. Gjithçka ishte e fokusuar në aventurën e dashurisë.

Përballja me këto ndryshime mund të ketë ndikim në jetëgjatësinë e një dashurie të lindur në plazh. Por jo specifikisht vetëm kjo lloj njohjeje rrezikohet nga këto rrethana. Edhe njohjet e krijuara në kushte të tjera, përballen me probleme.

Fillimi i njohjes nuk na bën të mundur të njohim çdo detaj të partnerit tonë. Koha na njeh me gjithçka.

Sa do të mbijetojë kjo marrëdhënie? Ajo që ka vlerë, është dashuria dhe ndjenja për atë çka përfaqëson tjetri dhe zotësia për t’u përshtatu. Pak rendësi ka se kur dhe në ç’rrethana jemi njohur.

Article Logic
Execution time: 0.0037438869476318