INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A duhet të mbash shoqëri me ish-in? Ja çfarë rekomandojnë ekspertët

A duhet të mbash shoqëri me ish-in? Ja çfarë rekomandojnë ekspertët

Publikuar më: 18:56 01-02-2019

Mund t’i ndodhë të gjithëve. Ti del me dikë për muaj me radhë, por vjen një moment dhe e kupton që gjërat s’po funksionojnë. Gjithsesi, ish-i yt është njeri i mirë dhe keni kaq shumë gjëra të përbashkëta dhe thjesht s’do ta humbësh nga jeta jote. Një histori të mundshme dashurie nuk mund të keni, por pse të mos jeni shokë?

Zakonisht ekspertët e lidhjeve rekomandojnë 3 muaj larg njëri tjetrit para se të filloni një raport shoqëror. Kjo do të shërbejë për të zbutur çfarë keni patur më parë.
Mos t’ju shkojë ndër mend të bëni seks me të. Po, kjo duhet përmendur! Është një ide e keqe. Nëse doni të jeni miq, hiqeni nga koka sepse do t’ju konfuzojë shumë dhe do të prishë ekuilibrat që mendoni se kishit krijuar.

Merrni parasysh si ndihet ish-partneri juaj rreth kësaj marrëdhënieje.

Nëse ai është në siklet, jepini fund!

Sigurohuni të jeni plotësisht të shëruar

Nuk është e shëndetshme ta nisni raportin tuaj shoqëror duke i kujtuar njëri tjetrit hatërmbetjet e lidhjes.

Pyeteni veten mirë! Jeni të sigurt që s’keni asnjë tërheqje nga ai njeri? Nëse ka grimca kimie, kujdes!

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057