Duket se sezoni i ri i “Apartamentit 2XL” nuk do të shoqërohet vetëm me ndryshime skenografie dhe skenari por edhe aktorësh.
Provat për sezonin e ri kanë nisur prej një jave dhe
ndërkohë që vetë produksioni nuk ka bërë të ditur asgjë, nga një foto e postuar nga Julian Deda e shkëputur nga mbledhja, është vënë re mungesa e njërit prej aktorëve, Erblin Bajkos.
Por nuk është vetëm kjo një arsye që bind për largimin e tij nga ky televizioni dhe show i humorit, pasi Bajko është parë shpesh në ambientet e një tjetër televizioni, të Top Channel, çka e bën të besueshme kalimin e tij në këtë televizion.