Duket se emri “ Cozman” po venitet në memorien e Tunës.
Lidhja e tyre dukej se ishte shumë solide, aq solide saqë kishim filluar t’i mendonim seriozisht si burrë dhe grua, por ja që çdo gjë e bukur e ka një fund dhe fundi i lidhjes së tyre erdhi, edhe pse papritur. Por bukuroshja e ka hedhur pas krahëve tashmë atë histori dhe ka vazhduar jetën e saj më energjike se kurrë. Kështu, vetëm mbrëmjen e kaluar ajo e ka mbushur Snapchatín e saj me momente shumë pikante dhe me poza mjaft provokuese.
Muzikë, alkool, shoqëri dhe … flirtime; kështu ka qenë e mbushur mbrëmja e 31 vjeçares e cila së fundmi u përfol për një lidhje me Ylli Limanin dhe duket se ky ka qenë momenti për ta zbuluar të vërtetën. E ndërsa deri më tani, asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar se bashkë kanë më tepër sesa thjeshtë shoqëri, kjo foto i tradhëton: Tuna në krahët e Ylli Limanit ku dallohet qartë se ai nuk është thjesht një përqafim miqësor. Tashmë presim të reja nga ana e Cozman.