INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A e dini çfarë efektesh ka puthja në trupin tuaj?

A e dini çfarë efektesh ka puthja në trupin tuaj?

Publikuar më: 14:23 22-06-2017

Të gjithë pyesin për puthjen e parë e në të vërtetë shumica thonë se nuk e kuptuan e disa tregojnë se ishte diçka e mahnitshme.

Të puthesh me dikë për herë të parë është si ruleta ruse, dhe jo gjithmonë është e garantuar që t'ju pëlqejë, por ka shumë gjëra që ndodhin kur puthesh, duhet ta provosh që ta përjetosh.

Puthja është një instikt ndaj dikujt që pëlqen, në momentin e puthjes lëshohen disa kimikate të cilat shoqërohen me ndjenja si kënaqësia etj. Sipas këshilltares Takeesha Rolkand Jenkins, thotë se niveli i kënaqësisë varet edhe nga partneri dhe mënyra se si puth.

Ajo ka listuar 5 gjëra të mahnitshme që ndodhin gjatë puthjes dhe është fokusuar në puthjen e parë.

Largon stresin. Një eksperiment mori disa studentë me të dashurit e tyre dhe u lejuan të puthen për 15 minuta. Pas puthjes ata kanë treguar pothuajse të njëjtën gjë, ndihen të qetë, pa stres dhe larg nga mendimet shqetësuese.

Ndihmon në luftën ndaj kolesterolit. Mos bëj ushtrime kardio por puthu. Puthja ka një impakt pozitiv në qarkullimin e duhur të gjakut dhe kjo gjë lidhet edhe me kolesterolin. Një puthje romantike e ndjerë çliron hormonin që lufton kolesterolin.

Pështyma duket se është shumë e zgjuar, pështyma gjatë puthjes vlerëson nëse personi është një bashkëshort i mundshëm i ardhshëm për ju.

Me sa duket, përbërja kimike e pështymës ndihmon trupin të vendosë nëse personi që po puthni ju dhuron ndjesinë nëse ai është i duhuri.

Përjeton adrenalinë. Kur puthesh trupi çliron adrenalinë dhe adrenalina lufton kimikatet e tepërta në trupin tonë, rrit nivelin e energjisë dhe lumturisë.

Kur puthim çlirohet hormoni i dopaminës që i nevojitet trurit. Është i njëjti hormon që çlirohet kur përjetojmë gëzime në jetë.

Article Logic
Execution time: 0.0033829212188721