INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A e dini ndryshimin mes dashurisë së parë dhe asaj të vërtetë? Mësoni se cilën prej tyre po përjetoni tani!

A e dini ndryshimin mes dashurisë së parë dhe asaj të vërtetë? Mësoni se cilën prej tyre po përjetoni tani!

Publikuar më: 15:57 18-05-2019

Një njeri në jetën e tij do të provojë dy lloje dashurish, atë të parën që i duket se ''nuk do harrohet kurrë'' dhe atë të vërtetën e cila do e shoqërojë gjithë jetën.

Thuhet se kur biem në dashuri për herë të parë besojmë me po të njëjtin naivitet se ai/ajo është personi që ke dashur dhe pritur gjithmonë. Ndjesia se do të jesh përgjithmonë me të, të shoqëron gjatë gjithë kohës. Por, a e keni menduar ndonjëherë ku qëndron ndryshimi mes dashurisë së parë dhe asaj të vërtetë?

Gjatë dashurisë së parë

Konsumon jetën tënde. Ata janë gjithçka e jotja në atë moment.

Të zihesh me të ngjan me gjënë më të dhimbshme në botë.

Të mos jesh me të gjatë gjithë kohës, e bën ditën të duket pa vlerë.

Ratë në dashuri shumë shpejt apo jo? T’u deshën vetëm 3 ditë për ta kuptuar?

S’kalon më shumë se 10 sekonda pa të kaluar në mendje.

Ndarja ngjan me fundin e botës. Ti s’mendon se në botë mund të jetë dikush tjetër përveç tij që të të bëjë të ndihesh mirë.

Aventura, pasioni dhe ndjesia e rrezikut janë gjithnjë aty.

E gjen veten duke menduar se çdo të bëje nëse një ditë mëson se ai të tradhton.

Dashuria e vërtetë!

Ti ndihesh më shumë “ti” kur je pranë tij.

Nuk para ziheni, edhe kur nuk bini dakord për diçka e zgjidhni përmes bisedave konstruktive.

Ai është shoku yt më i mirë. S’do ta mendosh 2 herë për të vënë make up apo jo. Ai do të të dojë po njësoj.

Nuk të shqetëson mendimi i tradhtisë. Ke besim tek partneri yt.

Të inkurajon për të arritur qëllimet e tua, edhe nëse duhet të bëhen sakrifica në lidhje.

Nuk e njihni hakmarrjen ndaj njëri tjetrit.

Me ta ndiheni në shtëpi dhe të lumtur.

Me pak fjalë, vetëm falë “dashurisë së parë” mund të vlerësojmë atë të vërtetën!

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217