INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A e dini pse femrat kosovare janë kaq të paarritshme?! Rita Ora frymëzohet nga Tayna dhe Dafina dhe e shpjegon me dy fjalë

A e dini pse femrat kosovare janë kaq të paarritshme?! Rita Ora frymëzohet nga Tayna dhe Dafina dhe e shpjegon me dy fjalë

Publikuar më: 18:42 13-08-2019

Bashkëpunimi më I ri mes Dafina Zeqirit dhe Taynës bëri padyshim shumë bujë në të shtypin rozë shqiptar.

Stili i pakundërshtueshëm i vajzave dhe inovacioni i tyre duekt se ka tërhequr edhe vëmendjen e Rita Orës.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova e kthyer tashmë në një yll botëror kishte disa fjalë për bashkëpunimin e vajzave.

"Pse janë vajzat kosovare kaq të paarritshme? E dashuroj vendin nga jam dhe më pëlqen të shoh femrat të marrin kontrollin dhe të jenë vetvetja e të fyrmëzojnë. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe i tregoni vajzave të tjera që është në rregull të jesh e pavarur dhe seksi në të njëjtën kohë", shkruan Rita.

Postimin e Ritës, Dafina e ka publikuar në Instagram dhe shkruan: "Prapa çdo femre të suksesshme është një grup me femra të tjera të suksesshme të cilat e mbështesin. Rita Ora ti je shembulli më i mirë. Të dua".

-640-0-5d52ee2fc2fcd.jpg

-640-0-5d52ee3052ea3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00177001953125