Pas sukseseve të njëpasnjëshme në arenën futbollistike për Cristiano Ronaldon, tani portugezi pret të bëhet me binjakë dhe në Portugali është zbuluar çmimi që ka paguar sulmuesi i Realit të Madridit për Evën dhe Mateon. Shtypi portugez siguron se bebet do t’i kushtojnë 200 000 euro Cristiano Ronaldos. “Cmjornal” thotë se nëna e fëmijëve është zgjedhur me katalog dhe se është detyruar që të firmosë një kontratë ku heq dorë nga çdo e drejtë mbi fëmijët, të cilët do i bashkohen Cristiano Ronaldo Juniorit.