INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A e dinit se Kylie Jenner e keni parë gjithë kohës me paruke?! Ja si duken flokët e saj të vërtetë[VIDEO]

A e dinit se Kylie Jenner e keni parë gjithë kohës me paruke?! Ja si duken flokët e saj të vërtetë[VIDEO]

Publikuar më: 19:41 24-04-2019

Kylie Jenner është bilionerja më e re femër në botë dhe kjo falë industrisë së make up-it që ajo ka ngritur.

Si pasojë e profesionit, modeles i duhet shpeshherë që të ndryshojë paraqitjen në mënyrë drastike. Flokët dihet që janë lehtësisht të dëmtueshëm nga bojërat e ndryshme, imagjinoni në shpeshtësinë që ajo i ndërron.

Për këtë arsye ajo përdor paruke dhe gjatë vitit 2019 e kemi parë me flokë bjonde, në ngjyrë blu të çelët, apo me flokë të gjata të zeza.

Në të vërtetë, Kylie ka flokë të zinj, por shkurtër deri në pjesën e shpatullave.

Këtë e ka zbuluar vetë ajo nëpërmjet një videoje në ‘Snapchat’, ku tregonte linjat e saj pas lindjes, megjithatë ajo çfarë ra më shumë në sy ishte modeli i flokëve.

Duke njohur preferencat e saj në lidhjen me pamjen fizike, jemi të sigurt që nuk ka për t’u ndalur me kaq.

 

Abs

A post shared by Kylie Jenner News (@kyliesnapchat) on

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043