Të paktën një herë në jetë kemi shprehur dëshirën për të qënë president/e e deri më tani kemi menduar se duke pasur atë post mund të bënim ç’të dëshironim. Por si gjithmonë, ne jemi këtu për t’ju shkundur mendimet. Ja ku e keni: Një president nuk mund të bëjë ç’të dojë. Po flasim për presidentin e shteteve të bashkuara. Janë shumë sjellje e veprime që i ka të ndaluara por ne po ju prezantojmë disa:
-Nuk mund të legalizojë lëndët narkotike qoftë edhe për arsye medicinale.
Do të hidheshin poshtë komplet forcat e DEA-s.
-Të drejtojë automjet.
Presidenti ka një grup shërbimi sekret që merren me automjetet ku ai lëviz. Në këtë mënyrë makinat janë të sigurta me nivele shumë të larta.
Presidentit i lejohet të drejtojë vetëm makinat e lojës së golfit, por edhe ato mbikqyren nga stafi I sigurisë.
-Të shkojë në kinema.
Stafi i sigurisë është shprehur se ambientet e kinemasë janë shumë herë më të rrezikshme sesa mitingjet me miliona njerëz, pasi rrezja e një atentati në kinema është më e afërt dhe risqet e vdekjes janë më të larta.
-Të shkojë për drekë ose darkë sa herë të dojë.
Duhet që ky vendim të merret të paktën një ditë para. Të rezervohet lokali sepse nuk duhet të ketë njerëz dhe duhet të shkojë dikush që të provojë mennunë që do të shërbehet të nesërmen.
-Nuk mund të rrijë pranë dritareve.
Risqet për atentate janë shumë të larta dhe nivelet e sigurisë nuk mund të jenë aq të larta pranë dritares.
-Nuk mund të ketë një Iphone
Një president nuk mund të mbajë asnje telefon që mund të përgjohet. Psh ish presidenti Barack Obama përdorte një Black Berry.
-Nuk mundet ta bëjë martesën gay ilegale përsëri.
Do të ishte njësoj sikur të sfidonte të gjitha gjykatat nga e para
-Nuk mund të deklarojë luftë
Këtë gjë mund ta bëjë vetëm kongresi.Presidenti thjesht mund të firmosë deklaratën që është bërë./intv.al/