Reperi i njohur Offset, vazhdimisht po i lutej publikisht Cardi B që të rikthehen sëbashku.
Me anë të një video, reperi tha se çdo gjë që do për Krishtlindje është Cardi B dhe me sa duket reperja ka vendosur t’i plotësojë dëshirën.
Mësohet se sëfundmi, Offset ka shpenzuar rreth 15.000 dollarë, në përpjekje për t’u rikthyer në jetën e mëpërparshme.
Pavarësisht tradhtisë, këngëtarja e “Bodak Yellow” ka treguar për të afërmit e saj, se festat do i kalojë pranë bashkëshortit. Burime të afërta për “E News” kanë treguar se ata do të nisin pushimet si një familje, në fundin e kësaj jave. Së bashku me ta do të jetë edhe vogëlushja Kulture, e cila ndoshta do të ndikojë në afrimitetin e prindërve të saj.
Kujtojmë që rreth dy javë më parë, Cardi B lajmëroi në rrjetet sociale se ajo dhe bashkëshorti i saj po ndaheshin, pasi ai e tradhtoi. Por me sa duket reperja ka reflektuar dhe e ka falur atë.