Dasma e Ilirit dhe Emanuelës prej dy ditësh është në qendër të vëmendjes së të gjithëve. Teksa të gjithë po komentojnë se sa bukur ishte realizuar çdo gjë, fansat janë kuriozë të dinë se pse miku i tij, Sabiani, nuk ishte pjesë e këtij gëzimi. Këtë e ka zbuluar vetë fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”. Iliri është shprehur se këngëtari i njohur e ka marrë ftesën i pari, por për shkak të angazhimeve të tjera nuk ka qenë i pranishëm.
Në një lidhje “Skype” me emisionin “Breaking” në Top News, balerini i njohur tregoi se ka pasur shumë mungesa në dasmën surprizë që i bëri bashkëshortes, Emanuela Morini.
Pjesë nga intervista:
A harrove ndonjë person pa ftuar?
Jo, kam ftuar shumë veta. Ftesat kanë nisur 2 muaj më para. Kush ka dashur ka ardhur. Jam mirënjohës për ata që erdhën, por mirëkuptoj ata që nuk ishin.
Sabianin e ke ftuar të parin, keni marrë një urim nga ai?
Jo, nuk kam marrë asnjë urim
Nga Donaldi?
Lista e Big Brother është mbyllur që kur dola nga shtëpia. Kam thënë se me personat që kam folur brenda shtëpisë do vijoj edhe jashtë. Besoj se jam koherent me atë çfarë kam thënë e kam bërë
Sabianit i shkoi ftesa të parit, Iliri zbulon nëse miku i tij e uroi
Çfarë ndodhi me Sabianin?
Unë besoj se gjërat duhet lënë ashtu siç janë. Është koha që tregon nëse miqësia vijon ose thyhet. E kjo varet edhe nga personat
Unë porsa i përket Sabit, kam të njëjtin mendim që kam pasur që në shtëpi. Arsyet duhet pyetur edhe atij, e jo vetëm mua.
Kush ishte hatër mbeturi?
Unë jo, absolutisht. Nuk kam asnjë peng
Aty ku futen paratë ka edhe krisje, është kjo një arsye?
Nuk besoj