INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A e ka takuar Beatrixën? Einxhel tregon çfarë ka ndodhur mes tyre pas daljes: Po të kisha vepruar si Donaldi…

A e ka takuar Beatrixën? Einxhel tregon çfarë ka ndodhur mes tyre pas daljes: Po të kisha vepruar si Donaldi…

Publikuar më: 13:32 07-03-2022

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira, ishte sot e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku fillimisht bashkë prezantoi së bashku me Isli Islamin. Ndërsa në pjesën e fundit, moderatori i njohur nuk la pa i bërë disa pyetje Shkirës në lidhje me eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Einxhel u shpreh se pak a shumë brenda shtëpisë së BB VIP ka qenë një tendencë e heshtur mes disa prej banorëve që ta linin vetëm në situatat e saj.

“Askush nuk ngrihej me zë të lartë për të thënë “hej është gabim kjo që po thoni”. E pyes veten nëse unë do kisha vepruar si Donaldi, do kisha pasur një marrëdhënie jashtë, do isha njohur me dikë brenda dhe më pas ndarë. Jam kurioze të di se çfarë do mendonin për mua, a do ishin thënë fjalë kaq të mira për mua.

Nuk kam qenë kundër të gjithëve, por nëse do e kisha bërë edhe njëherë si eksperiencë, nuk do i kisha kursyer mendimet që kam pasur në kokë. Kam kuptuar shumë mirë lojën e të tjerëve dhe kam kursyer shumë banorë.

Është interesante që shumë njerëz nuk kanë patur pritshmëri ndaj meje, më vjen keq për këtë. Ndoshta në këto vite nuk ka treguar shumë nga vetja ime, e krejt papritur në sytë e publikut shfaqet një Einxhel. E ka njerëz që më thonë nuk qenke e keqe, qenke gocë e zgjuar. E dija se në fillim nuk do më përqafonin aq shpejt”, tha moderatorja e njohur.

Më pas ajo shtoi se që në fillim kur ka hyrë në “Big Brother VIP” e ka dashur finalen dhe fitoren.

“Shumë e kënaqur çfarë ka ndodhur brenda dhe jashtë BB VIP. Jam e lumtur se shkova në finale, pasi më dukeshin sikur kam 1000 gjëra që më pengonin. Thashë krahu nuk do më pengojë.

Ajo çfarë më ka mërzitur është mënyra se si njerëzit i atashohen një personi më popullor. Arsyeja pse unë isha aty brenda ishte popullor, për një grua, nënë, vajzë shqiptare. Ato lek nuk po i jep për këtë personin, por për një gjë tjetër. Po si të votojë një që ato lek i do për veten e vet, që nuk ka asgjë të keqe”, përfundoi ajo.

 

 

Më pas Isli i përmendi Beatrix Ramosajn, e cila e ka pasur paksa të vështirë përshtatjen me botën jashtë. Moderatorja e njohur rrëfeu se ka komunikuar me këngëtaren, edhe pse ende nuk janë takuar.

“Trixën nuk e kam takuar. Por e kam ditur se do të jetë pak më e rënduar. Kam komunikuar me Trixën, edhe brenda kam qenë e merakosur për të. Kjo nuk vjen vetëm nga BB VIP, por është edhe nga natyra e Trixës që është shumë e tërhequr nga daljet publike.

 

Mendoj se edhe Trixa ka zgjedhur një lloj izolimi për të qenë më e qetë që të bëhet gati kur të dalë”, tha Einxhel.

Article Logic
Execution time: 0.0041570663452148