Bashëkshortja e Stresit, Keisi është rikthyer së fundmi në Tiranë dhe arsyeja e vetme për këtë është sigurisht dashuria e jetës së saj.
Madje në rrjete sociale, aty ku është mjaft e afërt me ndjekësit ajo ka shpjeguar se mezi i pret ditët e hëna për ta takuar atë në qelinë e burgut.
Së fundmi e pyetur nga një fans nëse e ka takuar Stresin, Kejsi ka treguar për takimin me të duke u shprehur: "Normal që po, unë vetëm për të kam ardhur".