Një interes të jashtëzakonshëm kishte në ditën e sotme konferenca për shtyp e Loredana Zefit, bashkëshortit të saj Mozzik dhe avokatëve të tyre të pranishëm.
Reperja akuzohet për mashtrim dhe zhvatje parash, akuza të cilat ajo i mohoi në mënyrë kategorike, duke thënë se paratë janë dhënë vullnetarisht, dhe jo në shumën e 900 00 mijë frangave, por të 350 000.
Nga pyetjet e shumta të gazetarëve në një moment Loredana është nxehur keq. Pyetjes së njërit prej tyre “nëse ky skandal ku ajo është e përfshirë do të ndikonte negativisht tek imazhi i Kosovës”, reperja ka preferuar të ngrihet në këmbë dhe t’i përgjigjet në nervozizëm, ndërkohë që avokati Tomë Gashi dhe Mozzik i kërkonin të ulej.
“A ke mendu se imazhi im është prishur nga gjithë këto në media. Unë jam shqiptare, por kam kënduar në gjuhën shqipe, dhe kam pasur sukses” - tha Loredana.
“Por, ti a je me mu a me ata”, vazhdoi më tej Loredana, e cila u ngrit në këmbë t’i fliste në gjuhën gjermane gazetarit.
Loredana from IN TV ALBANIA on Vimeo.