"Ke pi sonte shumë", është një nga këngët më të pëlqyera të Ylli Limanit. Projekti është lansuar para një viti e ajo që tërheq vëmendje është e dashura e reperit nga Ferizaji, Mozzik, shkruan lajmi net.
Loredana është pjesë e këtij klipi e cila shfaqet së bashku me dy vajza të tjera të cilat janë duke pirë alkool, siç thotë edhe teksti i këngës. Gjatë asaj kohe Loredana nuk ishte edhe aq në qendër të vëmendjes sikur tani, edhe pse në pamje duket e njëjtë.
Së fundmi është zbuluar se ajo është në pritje të ëmbël, ani pse nuk është bërë e ditur nga vetë çifti. Nga ana tjetër, Ylli po vazhdon të sjell projekte mjaft të suksesshme.