INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A e keni engjëllin mbrojtës me vete? Këto janë shenjat

A e keni engjëllin mbrojtës me vete? Këto janë shenjat

Publikuar më: 21:35 16-02-2017

Engjëjt janë parë zakonisht si lajmëtarët qiellorë nga Zoti. Ata janë dërguar për t’i dhënë njerëzve udhëzime në jetën e tyre, ose për t’i mbrojtur nga të këqijat. Ata ndihmojnë njerëzit të gjejnë thirrjen e tyre të vërtetë dhë rrugën e duhur për jetën. Mbështesin dhe i duan ata për të cilët janë dërguar, me energjinë e tyre të padukshme dhe me shenjat që i ndihmojnë njerëzit të shkojnë në rrugën e duhur. Këto shenja janë shpesh të vogla dhe të parëndësishme, por ata që i marrin ato, gëzohen shumë.

Këto janë 8 shenjat që tregojnë se e keni një ëngjëll mbrojtës

1-Pendët                                            
Një nga shenjat më të zakonshme të engjëjve janë pendët e vogla, sidomos kur gjendet në një vend ku zakonisht nuk ka pendë. Ëngjëjt lënë pendë për t’ju kujtuar se ata janë aty, dhe po na shikojnë. Kjo është edhe më e vërtetë nëse dikush gjen një pendë të bardhë.          

2-Qindarkat, monedhat e vogla                
Besohet se engjëjt shpesh lënë monedha të vogla në rrugën e njerëzve që kanë nevojë. Ata e bëjnë këtë për të ndihmuar njerëzit të ndihen të lumtur dhe për tu dhënë këshilla për jetën. Çdo monedhë ka kuptimin e saj.

3-Ylberi                
Nëse dikush shikon ylberin dhe nuk bie shi, kjo është një shenjë e dërguar nga një engjëll. Ata pëlqejnë të na kujtojnë se janë pranë nesh.

4-Retë                 
Simbolet në re janë gjithashtu shenja që engjëjt pëlqejnë të dërgojnë. Ato mund të jenë zemra, lule, apo edhe pamja e një engjëlli         

5-Të shikoni rastësisht diçka të bukur    
Nëse po kaloni një ditë të tmerrshme dhe papritur shikoni diçka të bukur, kjo është një shenjë e engjëllit tuaj mbrojtës.

6-Prekje të pazakonta  
Ndonjëherë thjesht ndeji praninë e diçkajë që nuk është aty pranë jush. Kjo mund të jetë një prekje, një ndjenjë emocionale. Janë engjëjt tuaj mbrojtës që ju përqafojnë dhe ju dhurojnë dashuri pa kushte.

7-Reagimet e bebeve dhe kafshëve                       
Bebet dhe kafshët janë zakonisht më të ndjeshëm ndaj engjëjve sesa të rriturit. Fëmijët shpesh buzëqeshin apo bëjnë më dorë pa arsye. Kur kjo ndodh, një engjëll është aty pranë.

8-Një telefonatë pikërisht atëhere kur keni patur nevojë            
Keni marrë ndonjë telefonatë pikërisht atëherë kur keni patur më shumë nevojë se kurrë? Ndoshta ishte engëlli juaj mbrojtës, i cili dëshiron që ju të keni udhëzimet e dhuhura për atë çfarë duhet të bëni.

Article Logic
Execution time: 0.0039839744567871