Era Istrefi prej disa kohësh tashmë ndodhet në Mykonos, së bashku edhe me disa kolegë të saj ku mund të përmendim DJ e njohur botëror Diplo.
Gjithashtu me të ndodhet edhe Julian Perretta, i dashuri i përfolur prej kohësh i Erës, pasi shihen bashkë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe guxojnë të bjnë edhe deklarata në publik me plot vlerësime.
Tashmë çifti duket sikur ka marrë një hap të ri në marrëdhënie, pasi në disa foto të reja të Erës me bikini, ajo që vihet re është unaza e florinjtë në gishtin e saj.
Këngëtarja e ka bërë mjaft të dukshme këtë fakt duke mos na e mohuar se diçka po ndodh në lidhjen e saj më të re me kantautorin britanik.