A e keni pyetur ndonjëherë mjekun se kush është mënyra më e zgjuar për të lënë duhanin? A mendoni se përdorimi i çamçakëzit apo i ushqimeve të tjera ju ndihmon?
Përdorimi i tabletave të nikotinës, cigarja elektrike dhe çamçakëzi janë disa faktorë që mund të ndihmojnë në rrallimin e pirjes së cigares.
Por duhet bërë shumë kujdes, përdorimi i tepërt i këtyre dy produkteve, si tabletat e nikotinës dhe cigarja elektronike, shkaktojnë dëmtime të tjera si dëmtime të zemrës dhe kancerit të gjuhës.
Terapia me nikotinën në formë tableti duhet përdorur jo më shumë se 12 javë si një program për ndërprerjen e duhanit, por mos gaboni nëse i përdorni të dyja së bashku sepse është shumë e rrezikshme, sepse ju mbingarkohet trupi me nikotinë të tepërt.
Lloyds Pharmacy dhe Farmacistit Colin Dougall, eksperimentuan disa njerëz që pinin duhan të tepruar dhe arritën në përfundimin se: “Përdorimi i këtyre produkteve ndihmon në rrallimin e duhanit, por më rast se keni një guxim dhe vullnet të theksuar mund të mos e pini më kurrë duhanin”. Këto ishin rezultatet e nxjerra nga studimi.
Prandaj pse jo provojeni dhe ju.