INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A e keni menduar ndonjëherë përse avionët janë gjithmonë me ngjyrë të bardhë? Zbulojeni

A e keni menduar ndonjëherë përse avionët janë gjithmonë me ngjyrë të bardhë? Zbulojeni

Publikuar më: 19:53 10-01-2018

Besoj se të gjithëve iu ka rastisur të shikoni avionë vetëm në ngjyrën e bardhe. A e dine pse?

Rallë herë jemi mësuar të shohim avionë të ngjyrave të tjera, por ngjyra më e përdorur e tyre është e bardha, ashtu siç është për taksitë e verdha

Por gjithnjë ka një arsye se pse gjërat janë ashtu siç janë. Dhe për avionët është zgjedhur ngjyra e bardhë sepse:

Ngjyra e bardhë nuk fshihet

Pasi i ekspozohet shumë diellit gjatë fluturimeve, ngjyrat e tjera ka shumë gjasë që të fshihen, përderisa rrezet ultra-vjollcë godasin bojën.

Ngjyra e bardhë ka përparësi termike

Objektet e ngjyrosura me ngjyra të tjera – jo të bardhë – e absorbojnë dritën dhe kështu nxehen më lehtë. Përderisa objektet me ngjyrë të bardhë reflektojnë rrezet e diellit kështu që drita nuk konvertohet në nxehtësi.

Ngjyra e bardhë ofron pamje më të mirë

Dukshmëria është një tjetër arsye për ngjyrën e bardhë. Kur bëhet fjalë për ndonjë gërvishtje, çarje apo dëmtim tjetër në trupin e aeroplanit,.  Trupi i bardhë e bën më të lehtë që të shihet nëse aeroplani është çarë apo gërvishtur, sidomos përreth dritareve kështu që problemet të evitohen.

Article Logic
Execution time: 0.0035331249237061