Lidhja e Donaldit me Beatrix vazhdon të komentohet akoma dhe të jetë në fokus të medias dhe publikut.
Kjo u diskutua edhe mbrëmë në spektakël nga banorët dhe nga opinionistët.
Dyshja deklaruan se e duan njëri-tjetrin dhe se do ta tregojë e ardhmja vërtetësinë e lidhjes së tyre.
Rrjeti duket se vazhdon të jetë i ndarë në dy grupe të mëdha, njëri “pro Bora”, tjetri “pro Beatrix” dhe së fundmi edhe vëllau i këngëtares tregoi pozicionin e tij.
Pasi ata të dy deklaruan ndjenjat për njëri-tjetrin mbrëmë, ka ardhur edhe reagimi i Alban Ramosaj, i cili me një veprim tregoi mbështetjen e tij ndaj kësaj lidhje.
Ai ka filluar të ndjekë Donaldin në rrjetin social “Instagram” dhe mbetet për t’u parë nëse Romeo që menaxhon llogarinë e Donaldit do t’ia kthejë ‘’follow’’ këngëtarit.