Albërije Hadërgjonaj ka qenë mbrëmjen e kaluar një nga të ftuarat speciale të programit ‘Klanifornia’, ku ndër të tjera ka folur edhe për rikthimin e saj në festivalin e fundvitit në ‘RTSH’. Ajo pohoi se propozimi i marrë nga Vera Grabocka dhe Alketa e solli sërish në atë skenë.
Më tej e vënë përballë disa pyetjeve pikante nga Marina, Albërije është përgjigjur pa komplekse duke u treguar mjaft transparente. “Cili ka qenë propozimi më i çuditshëm që ke marrë?”, ishte pyetja nga Vjollca, të cilës Hadërgjonaj iu përgjigj duke i treguar një histori të shkurtër.
Ajo tregoi se dikush nga Maqedonia e kishte telefonuar duke i thënë se e kishte shumë fiksim, por pas këtij momenti këngëtarja kishte nisur t’i fliste keq dhe ja kishte fikur telefonin. Pyetja tjetër të cilës Albërijë ju përgjigj ishte nëse kishte ndonjë personazh të famshëm, i cili e kishte ngacmuar.
“Po tani ka, sigurisht, nuk do them që nuk ka. Jam alamet femre të them të drejtën ‘live’ se ne televizor nuk dal gjë”, u përgjigj artistja duke shkaktuar mjaft të qeshura në publik.
Kujtojmë se këtë vit Albërije është pjesë e festivalit të fundvitit me këngën ‘Ku ta gjej dikë ta dua’, e cila është pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj.