Këngëtarja bukuroshe duket sikur ka dalë nga një përrallë e Disney.
Beatrix Ramosaj ka marrë një pamje tërësisht tjetër me ndryshimin e fundit që ka bër në look. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi ndryshimi nuk është ekzaktësisht “i vogël”, me artisten e talentuar që i ka bërë flokët rozë. Edhe asaj vetë duket se kjo pamje i kujton përrallat, pasi edhe në mbishkrimin e fotos ka vendosur një njëbrirësh. Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një paruke apo nëse i ka lyer vërtetë flokët. Kjo e dyta na duket pak e vështirë, edhe pse ajo vetë ka shkruar hashtagun “flokë rozë” krah fotos. Ta ketë seriozisht?