INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A e njihni? Ja me cili shtet Shqipëria heq vizat [FOTO]

A e njihni? Ja me cili shtet Shqipëria heq vizat [FOTO]

Publikuar më: 16:33 25-07-2019

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për të hequr vizat me Federatën e Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit. Vendimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe është bërë sot publik.

Në njoftim thuhet: “me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Federatës së Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe të zakonshme, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.”

Kjo federatë përbëhet nga dy ishujt e Shën Kristoferit dhe Nevisit, me një sipërfaqe të përbashkët që arrin në 261 km2,/Kjo federatë nuk mban rekordin vetëm si shteti më i vogël në të gjithë hemisferën perëndimore, por edhe për popullsinë që nuk arrin më shumë se 55 mijë.

92.5% e popullsisë së federatës është me prejardhje afrikane, ndërsa vetëm 2.1% kanë prejardhje evropiane.

Shën Kitts ishte shtëpia e kolonive të para britanike dhe franceze në Karaibe. Gjuha zyrtare në të është gjuha angleze. Federata është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar dhe në krye të shtetit është Mbretëresha Elizabet.

s5.PNG

s3.PNG

s2.PNG

s1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0032329559326172