INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A e përdori PD protestën e Unazës së re politikisht? Flet Basha: Ja pse nuk e vizitova policen që humbi gishtat! [FOTO]

A e përdori PD protestën e Unazës së re politikisht? Flet Basha: Ja pse nuk e vizitova policen që humbi gishtat! [FOTO]

Publikuar më: 21:55 26-11-2018

Mbrëmjen e sotme kryedemokrati Luzim Basha ishte i ftuar në emisionin e Adi Krastës ku folir për ngjarjet më aktuale në vend. I pyetur nga moderatori nëse e ka përdorur Partia Demokratike protestën e banorëve politikisht, Basha është se detyra e opozitës është të jetë krah njerëzve.

Basha ka thënë se nuk donte që këtë çështje ta përdorte politikisht, ndërsa shtoi se ai ia kishte përcjellur urimet për shërim polices së plagosur, përmes nënkryetari i Komisionit të Sigurisë.

Krasta: Pyetja e parë. E përdori Partia Demokratike protestën politikisht?

Basha: Sigurisht që jo. Është detyra jonë të jemi në krah të këtyre njerëzve. Po shkojnë t’u prishin shtëpiat pa ligj, pa ju dërguar një copë letër. 317 shtëpi, me mesatarish 2-3 kurora brenda, pra afërsisht një mijë familje. Vogëlushë të traumatizuar. Po të mos ishim aty, do të ishim në shkelje të misionit tonë. Jemi në misionin tonë dhe duhet të jemi aty, jo vetëm ne, po të gjithë ata që e kuptojnë se prishja e shtëpive të këtyre njerëzve, është një hap larg prishjes së shtëpisë,mirëqenies dhe harmonisë në familjen e tyre.

Krasta: Zoti Basha, pse nuk e vizituat ju policen me gishtat e vrarë në spital?

Basha: E vizitoi nënkryetari i komisionit të sigurisë, i çoi përshëndetjet e mia. Nuk desha ta përdor politikisht, sa herë që shkoj ka kamera, ka gazetarë, por i përcolla përmes nënkryetarit të komisionit të rendit dhe sigurisë, dhe deputetëve të mi, të gjitha urimet për një shërim të shpejtë.

bbe.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038998126983643