Në spektaklin e së martës Heidit ju dha një mision nga Vëllai i Madh për ti bërë banorët që të besonin se ajo kishte një vëlla tjetër i cili quhej Lidi. Ky i fundit u bë pjesë e shtëpisë dhe garës së çmimit të madh, duke i bërë të gjithë konkurentët të besonin se ai ishte vërtetë gjaku i Heidit. Nëse banorët nuk do ta zbulonin çmimi final do të rritej me 10 mijë euro në fund.
Ndonëse pati dyshime nga Juli dhe Françeska pjesa tjetër e banorëve nuk po nuhasnin asgjë.
Mirëpo produksioni ka vendosur tu tregojë konkurentëve të vërtetën e kësaj situate tepër komike të krijuar në shtëpi.
Ata të dy kishin si mision që të bindnin të gjithë se janë motër e vëlla. E mesa duket ia arritën qëllimit, pasi banorët u duk sikur u përfshinë në historinë që ata krijuan për ta.
“Vëllai i Madh i ka dhënë një mision sekret Heidit për t’i shtuar 10 mijë euro çmimit të madh. Misioni ishte t’i bënte të gjithë banorët e shtëpisë të besonin se ka një vëlla tjetër i cili ishte Lidi, që është gjithashtu edhe banori i ri i shtëpisë. Të dy ata e kanë realizuar me sukses dhe tani çmimi i madh është plot 80 mijë euro”, thuhej në zarfin e bardhë.
Pasi u lexua zarfi, Heidi u kthehet banorëve duke u thënë se jeni të gjithë ‘fals’, pasi banorët duke parë qëndrimin e saj ndaj ‘vëllait’ e quajtën të ‘ftohtë’.