INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A e shiti LSI-ja Manjanin? Monika Kryemadhi jep përgjigjen përfundimtare...

A e shiti LSI-ja Manjanin? Monika Kryemadhi jep përgjigjen përfundimtare...

Publikuar më: 18:46 21-11-2017

Monika Kryemadhi jep një përgjigje përfundimtare për të gjitha ata që pyesin a e shiti LSI-ja, ish ministrin e Drejtësisë Ylli Manjanin?

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në edicionin e lajmeve në syri.net, ka folur për një çështje të mbetur pezull si çështje ajo e shkarkimit të Ylli Manjanit.

E pyetur në se e shiti LSI, Manjanin apo jo, Kryemadhi përgjigjet kështu: “Jo ne nuk e shitëm. Z. Manjani u shkarkua nga z. Rama. Unë nuk e kam pranuar personalisht. Sigurisht që LSI do të merrte vendimet shumicës. Unë isha pakicë. Kam votuar kundër shkarkimit. Nuk kam asnjë lloj kompleksi në këtë drejtim. Unë e kam thënë dhe do ta them gjithmonë që në momentin që ai zotëri shkarkoi z. Manjani, LSI duhet të ishim larguar nga qeveria, edhe pse ai i kishte votat në Grupin e Partisë Demokratike. Këtë e dinë shumë mirë edhe vetë deputetët e PD-së. Ata e dinë më mirë se ne që edhe po të largoheshim ne nga qeveria Rama i kishte votat për të bërë qeverinë tjetër”, -ishte kjo përgjigja e Kryemadhit.

auto_23798953_512279052468841_536192196_o1511284830_1.png

Article Logic
Execution time: 0.0039620399475098