Shtatzënia e saj u shoqërua me lajmin për tradhëtinë e partnerit, Tristan. Megjithatë, pikërisht atëherë kur të gjithë prisnin që Khloe të ndahej, ajo vendosi ta falte partnerin për hir të fëmijës. Kjo falje nuk ka marrë pëlqimin e ndjekësve të saj, të cilët shpesh e kritikonin yllin e reality show-t. Por edhe pse sërish u fol për një tradhëti të re të Thompson, Khloe e ka një përgjigje për kritikët.
“Nuk është ekzaktësisht ashtu. Ti nuk e di çfarë ndodh në familjen tonë dhe nuk e di sa e vështirë është ta rindërtosh marrëdhënien. Unë jam krenare për forcën time. Megjithatë e vlerësoj mendimin tend’, i është përgjigjuar ajo njërës prej ndjekëseve.