Një rrufe në qiell të hapur!
“Një dolli për lumturinë”, ky ishte mbishkrimi që Luana Vjollca i vendosi kësaj fotoje. Por për çfarë lumturie e ka pasur fjalën vallë? Në pamje të parë duket e natyrshme që një vajzë seksi dhe e arritur si ajo po bën një jetë të bukur për të cilën jemi të bindur se duhet të jetë e kënaqur. Por po të shohësh pak me më shumë kujdes, vë re që diçka del pak jashtë kornizave. E kemi fjalën për barkun e saj, i cili duket goxha më i fryrë se zakonisht, dhe diçka e tillë spikat veçanërisht për një vajzë si Luana që jemi mësuar ta shohim gjithmonë me linja perfekte. Pikërisht për këtë arsye, na duket shumë e vështirë që këto të jenë kilogramë të tepërt.
Dhe ndërsa shumë foto të tjera të saj, e kundërshtojnë këtë ide pasi moderatorja e njohur duket me përmasa shumë normalë, një tjetër prej tyre na e përforcon. Bëhet fjalë për foton e mëposhtme, e cila edhe pse duhet parë me shumë vëmendje, përsëri mund të dallohet se barku i saj është pak i fryrë. Thuhet që dy të dhëna e bëjnë një provë...të jetë e vërtetë vallë?